KLGJ i ka propozuar Presidentit të Republikës 2 emra për postin e gjykatësve në Gjykatën e Lartë.
Emrat e propozuar janë Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri, që vijnë nga radhët e gjyqtarëve.
Gjykata e Lartë ka të emëruar 13 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë në total, dhe me dy propozimet e sotme të KLGJ, pritet që numri i anëtarëve në këtë gjykatë të shkojë në 15.