Fotot që po shihni janë të personit që u gjend i mbytur sot në Vlorë nga kalimtarët. Në foto shihet se i ndjeri mban veshur një bluzë të bardhë, këmishë me kuadrate e pantallona në ngjyrë të zezë. Identiteti i personit të mbytur nuk dihet ende.
Trupi i tij u pikas nga kalimtarët rastësorë mesditën e sotme pranë Molit të Vjetër në Vlorë. Paraprakisht dyshohet se personi në fjalë është hedhur i mbytur në det. Hetimet paraprake kanë dalë në përfundimin se trupi është gjysmë i dekompozuar.
Pritet njoftimi zyrtar që të mund të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen.