Ka dështuar protesta e organizuar për t’u mbajtur sot në orën 12:00 për rritjen e çmimit të naftës e hidrokarbureve në vend. Pas orës 12:00 asnjë shqiptar nuk ka fikur makinën e tij. Pavarësisht se çmimi i naftës u rrit në gati 260 lekë për litër, qytetarët nuk morën pjesë në protestën e cila u paralajmërua që dje.
Duket se pas protestave në shesh e përballë kryeministrisë, kjo e fikjes së mjetit nuk është funksionale. Shumë faktorë mund të jenë ndikues, si vonesat në mbërritje të destinacionit, harresa apo dhe fakti që disa mund të mos jenë në dijeni të kauzës.
Organizimi mesa duket nuk ka qenë siç duhet. Megjithatë përdoruesit e mjeteve janë të vetëdijshëm për rritjen e çmimeve pasi o sot o nesër do të përballen me çmimet në karburante.