Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut mesditën e sotme duke shkaktuar edhe probleme në qarkullim.
Sipas pamjeve disa nga rrugët kryesore në Shëngjin janë mbuluar nga ujërat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe, duke shkaktuar probleme për qarkullimin por dhe për bizneset dhe pushuesit e zonës.
Si pasojë e reshjeve të shumta pushuesit janë larguar nga plazhi dhe janë detyruar të qëndrojnë brenda hoteleve apo dhomave që kanë prenotuar.
Kjo nuk është hera e parë që kjo problematikë shfaqet në këtë zonë sa herë që ka përkeqësim moti, kjo pasi kanalizimet nuk e përballojnë nivelin e prurjeve dhe dalin në sipërfaqe.
Ndërkohë moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi, plazhet në zonën turistike të Shëngjinit.
Lideri demokrat, Sali Berisha postoi një video nga përmbytjet në qytet, me mbishkrimin: “Kur të përmbysin dhe shirat e verës!”