Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi deklaroi se “Ballkani i Hapur” është një mundësi e mirë për rajonin, duke shtuar se po ashtu mund të jetë një mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.
“E marr këtë ftesë si një ftesë që BE të jetë pjesë e këtij procesi, sepse mendoj se kjo iniciativë nuk është vetëm e mirë dhe se të gjithë e mbështesin, por është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE. Nëse e kryejmë do të duhet të përshpejtojmë integrimin real.”
Nga ana tjetër, Oliver Varhelyi është shprehur në fjalën e tij se sipas tij kur flitet për aderimin në BE, më shumë flasim për procese, por dhe pse s’duhet ta thotë këtë gjë kjo nuk është interesante për njerëzit e tyre.
“Kur flasim për aderimin në BE, më shumë flasim për procese, por të jem i sinqertë, dhe pse s’duhet ta them këtë, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, sepse vlerësoj se pyetja kyçe e tyre është: kur do të jetojmë siç jetojmë në Evropë? Kur do ti kemi mundësitë e njëjta ekonomike? Ky është integrimi i vërtetë”.