Familjarët e Flamur Sulës, i cili humbi jetën nga flakët e përfshirë në burgun e Shën Kollit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes të cilën ata e cilësojnë “vrasje të qëllimshme”
Babai i 25-vjeçarit, Nuredin Sula hedh poshtë çdo munësi që i biri të vuante nga probleme mendore apo të ketë dashur të vetëvritej.
“Djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Djali im nuk ka patur probleme psikologjike siç është thënë. Është vrarë qëllimisht” u shpreh Nuredin Sula, babai i të burgosurit Flamur Sula i cili banon në Milot.