Poezitë e tij nuk largohen prej profesionit që ka zgjedhur të bëjë në jetë, atë të mjekut, pasi ai vetë e sheh poezinë si një lloj kirurgjie. Libri më i fundit i botuar nga Arben Dedja titullohet “The vanishing twin” (binjaku që zhduket), e huazuar nga një sindromë e zbuluar me ekografinë. Dedja shkruan në italisht, në gjuhën e vendit ku jeton. “La manutenzione delle maschere” ishte libri i tij i parë dhe më tej i erdhi natyrshëm të shkruajë në italisht, ndërsa i duket e ccuditshme që tia përkthejnë poezitë në shqip, sicc shprehet për gazetën Mapo në një intervistë. Në vitin 2015 ai
ishte në listën e autorëve për çmimin letrar “At Zef Pllumi”, që akordohet nga Ministria e Kulturës. “Mendoj se poezia është vetë kirurgji, nuk ka nevojë, le të themi, për një kirurgji në katror. Sepse është e kursyer në mjete dhe pa sentimentalizëm. Jam unë pastaj në këtë rast që, saje formimit tim, shfrytëzoj disa metafora duke i marrë të gatshme, duke i ngritur peshë nga mjekësia”, shprehet ai në intervistë.