Kush është Bajram Begaj që u zgjodh nga Rama për President? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Bajram Begaj që u zgjodh nga Rama për President?

18:46 | 03/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas disa ditësh pritje, kryeministri Edi Rama zbuloi ditën e sotme se kë do të mbështesë Partia Socialiste si President të Republikës dhe ai do të jetë Bajram Begaj.

Por kush është Bajram Begaj?

Bajram Begaj vjen nga karriera ushtarake dhe bëhet kështu presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.

Read more

Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Shkurt 2026 –

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Etiketa: Bajram BegajPresidentzgjodh

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:09 | 17/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me...

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –

nga 27
08:03 | 17/02/2026
0

Republika e Kosovës shënon sot 18-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit,...

07:59 | 17/02/2026
0

Republika e Kosovës shënon sot 18-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit,...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Shkurt 2026 –

nga 27
07:51 | 17/02/2026
0

DASHI Është një periudhë emocionuese. Jeni të etur të rifilloni, të provoni vlerën tuaj dhe mbi të gjitha, të refuzoni...

Para
Osmani: Rajoni në moment kritik, prania amerikane e rëndësishme

Osmani: Rajoni në moment kritik, prania amerikane e rëndësishme

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 17/02/2026
17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –

08:03 | 17/02/2026
17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

07:59 | 17/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Shkurt 2026 –

07:51 | 17/02/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 17 Shkurt 2026

07:43 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –
  • 17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Shkurt 2026
  • Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com