Një ditë më parë provinca jugperëndimore e Sichuan në Kinë u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë i shkallës rihter, ku si pasojë humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 14 të tjerë.
Ndërkohë së fundmi mediat e huaja, kanë publikuar dhe pamjet nga një shkollë, ku shihet reagimi i nxënësve në momentin që ka rënë tërmeti.
Siç shihet në videon e bërë publike nga BBC, dhjetëra nxënës në momentin që ka rënë treti janë futur poshtë tavolinave, e më pas me duart mbi kokë janë larguar nga klasa.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km. Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve.