Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që lidhet me programet e studimit për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja gjatë një takimi me maturantë të shkollave të kryeqytetit.
Sipas asaj që ka njoftuar ministrja studentët që do të përfitojnë në universitete publike përjashtim tarifash dhe bursa që janë sa paga minimale për çdo muaj të studimeve, përfshijnë tre kategori:
-Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe përjashtimin nga tarifat, edhe pse zgjedhin çdo lloj dege që preferojnë.
-Kategoria e dytë e maturantëve që përfitojnë, janë ata me mesatare minimumi 8.5 dhe zgjedhin një nga programet prioritare.