Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin po vazhdon takimet për reformën në drejtësi.
Në orën 11:00, Vlahutin pritet të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, takim i cili zhvillohet në selinë e Kuvendit.
Pas miratimit të paketës kushtetuese mëngjesin e 22 korrikut, tashmë diplomatët po angazhohen fuqishëm për të miratuar paketën e 7 ligjeve që bëjnë të mundur ngritjen e institucioneve të reja.
Aktualisht, ambasadorët kërkojnë miratimin e ligjit për Vettingun, ose institucioni që merret me “filtrimin” e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.