Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e së martës në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, për ngjarjen është arrestuar një 18-vjeçar.
Adoleshenti sipas informacioneve, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë një shtetas me inicialet F. Xh. Nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.