Finalja e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni do të kujtohet gjatë për kaosin e pazakontë që ndodhi në startin e saj, me tifozët e Liverpul të cilët u përplasën me policinë pasi nuk futeshin dot në stadium e me forcat e rendit që nuk kursyen as gazin lotsjellës e spraj djegës ndaj tyre. Në një situatë ku palët akuzojnë njëra-tjetrën, UEFA ka zgjedhur që të hapë një hetim të pavarur, për të mësuar realisht se çfarë ndodhi në natën e 28 majit pranë stadiumit “Stade de Francë”.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, UEFA bëri të ditur se i kishte besuar përpilimin e këtij raporti Dr. Tiago Brandao Rodrigues, një anëtari të parlamentit portugez. Ai kishte qenë Ministër i Rinisë dhe Sportit nga vitit 2015, në vitin 2022 në Portugali, si dhe kishte qenë për dy vite pjesëtar i bordit drejtues të WADA.
“Në mënyrë që të garantohet statusi i tij i pavarësisë, Dr. Brandao Rodrigues pranoi që të ekzekutonte këtë detyrë falas. Do të mblidhen prova nga të gjithë palët e përfshira dhe zbulimet e këtij raport të pavarur do të publikohen sapo të mblidhen. UEFA më pas do të ndërmarrë hapat e nevojshëm”.