Real Madrid fiton Ligën e Kampionëve për herë të 14-të në këtë kompeticion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Real Madrid fiton Ligën e Kampionëve për herë të 14-të në këtë kompeticion

22:36 | 28/05/2022
në Kryesore, Sport
0

Real Madrid ka triumfuar për herë të 14-të në Champions League, pasi mposhti me rezultatin 1-0 skuadrën e Liverpool. Një goli Vinicus Junior vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti bëhet trajneri që e ka fituar më shumë këtë trofe, katër herë.

Finalet janë nga ato ndeshje që askush nuk do t’i humbë dhe përjashtim nuk bëjnë as Real Madrid me Liverpool. Që në fillim të dy ekipet treguan se nuk duan të lënë hapësira, sidomos madrilenët që i druheshin shpejtësisë së anglezëve.

“The Reds” ishin më konkretë dhe iu afruan golin në 15 minutat e para të ndeshjes me Mohamed Salah, i cili u ndal nga portieri Courtois. Më pas provoi edhe Thiago në hyrje të zonës, por belgu ishte në gatishmëri.

Read more

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Në minutën e 21-të Liverpool ishte i pafat, pasi shtylla ndali sulmuesin Sadio Mane. Në fundin e pjesës së parë provoi edhe Henderson fluturimthi nga jashtë zone, por e çoi topin jashtë. Minuta e 43-të solli një tjetër moment kulminant.

Benzema në mundësin e parë nuk goditi dhe më pas pati një rrëmujë. Sulmuesi nuk fali kur i shkoi topi me një devijim të Fabinho, por ishte në pozicion jashtë loje. U deshën disa minuta që arbitri ta merrte vendimin dhe topi i kthyer nga braziliani nuk ishte me qëllim dhe kështu ndeshja mbeti 0-0.

Liverpool e nisi me vrull pjesën e dytë dhe rrezikoi menjëherë me Luis Diaz, ndërsa Reali tregoi edhe një herë se janë ekspertë finalesh. Në minutën e 59-të, Valverde me një diagonale të fortë e çoi topin te Vinicius Junior dhe braziliani nuk fali, duke ndëshkuar anglezët.

Skuadra e Klopp nuk kishte çfarë humbte dhe Courtois iu përgjigj si duhet një goditje të kalibruar nga Salah. Diogo Jota në të 80’ devijoi një gjuajtje të sulmuesit egjiptian, por portieri i Reali nuk e lejoi topin të shkonte në rrjetë.

Tre minuta më pas belgu ishte sërish hero, duke devijuar një goditje të Salah në zonë. Shans i artë për gol, që Reali i tha jo. Liverpool i vijoi sulmet, por nuk ia doli dot të shënonte golin që do ta çonte ndeshjen në shtesë dhe Real Madrid festoi triumfin në Champions League për të 14-n herë.

Etiketa: Champions LeagueFituesikupaLiverpoolReal Madrid

Të Lidhura

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

nga 27
15:51 | 06/04/2026
0

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

nga 27
15:36 | 06/04/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë...

Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
15:15 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
14:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Para
Përralla me President!

Raundi i tretë për presidentin, mundësia e fundit e PD për emrat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

15:51 | 06/04/2026
Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

15:36 | 06/04/2026
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

15:15 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

14:27 | 06/04/2026
E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com