Mesa duket UEFA ka dështuar në organizimin e finales së Champions League që do të luhet në Paris mes Real Madrid dhe Liverpool. Arsyeja e parë ishte vonesa në futjen e tifozëve në stadium që e shtyu për 15 minuta finalen. Më pas ka qenë futja e tifozëve të Liverpulit pa bileta e cila e shtyu me 15 nubta të tjera për në 31:30.
Por një njoftim i tretë thotë se takimi që do luhet në Stade de France nuk do fillojë në 21.30, por në 21.36. Kjo shtyerje e 3-të vjen në mënyrë që të situata të jetë sa më në kontroll, pasi e gjithë problematika qëndron te tifozeria. Këta të fundit, po tentojnë që të hyjnë edhe pa biletë.
Me të vërtetë për të ardhur keq. Një organizim kaq i dobët prish hijeshinë e një prej sfidave më të bukura në planet.