Të shumta kanë qenë ngushëllimet për familjarët për ndarjen nga jeta të ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Në një postim në facebook, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka kujton momentet kur ai mbështeti Shqipërinë në Euro 2016.
“Të dashur miq, u trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mençur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares. Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam sëbashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë. Lamtumirë President Nishani!” – shkruan Duka.