Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç është arrestuar sot në hyrje të Turqisë. 49- vjeçari ishte në kërkim për vrasje. Ai është arrestuar pas kontrollit në doganë, ku është kapur me dokumente të falsifikuara.
Tane fshihej më parë fshihej në Greqi, ndërsa sot u arrestua nga operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar “Behram”.
Tane ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.