Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një intervistë për mediat ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të garojë për t’u zgjedhur nënkryetar të Partisë Demokratike. Bylykbashki pritet të paraqesë kandidaturën këtë të shtunë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD për zgjedhjen e kryesisë.
“Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej. Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur. Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD” – tha Bylykbashi.