1500 vende të lira në stadium dhe çmimet e kripura të produkteve që shiteshin pa kupon tatimor brenda “Air Albania Stadium” ishin dy raste të evidentuara mbrëmjen e djeshme ndërsa luhej finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord. Në një intervistë për mediat, Duka është shprehur se vendet e lira u lanë për t’i dhënë sa më shumë hapësirë medias, ndërsa sa u përket çmimeve ai theksoi se nuk pati rritje të tyre, pasi produktet brenda “Aior Albania Stadium” me të njëjtin çmim shiten edhe kur luan kombëtarja.
“Nuk i kam dëgjuar këto, por gjithsesi gazetari investigative që do të nxjerrë probleme do të ketë gjithmonë. Kapaciteti i stadiumit është ulur me dashje për të pasur më shumë vend për mediat. Sa i përket çmimeve, të gjitha çmimet janë përcaktuar dhe janë diktuar me konsultim me ekspertët e UEFA-s” -tha Duka.