Një 33-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në Zvicër. Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij, të cilët kanë zbuluar që Gjelbrim Jasiqi la pas gruan dhe një djalë 1 vjeç.
“Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar një nga familjarët e 33-vjeçarit.
Bashkë me të në veturë ishte pasagjeri 24 vjeçar që ka mbetur me lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...









