Tirana po përballet me Kukësit ndërsa janë shënuar dhe incidentet e para të ndeshjes. Dy golat e shënuar nga Tirana kanë ndezur ultrasit e skuadrës së bardhebluve të cilët për të mbështetur skuadrën e zemrës kanë mbushur stadiumin me tymuese. Tifozët e Tiranës nuk janë vetëm, atyre u janë bashkuar dhe një pjesë e tifozëve të Feyenoord të cilët erdhën në vendin tonë për finalen e Conference League që u luajt mbrëmjen e djeshme.
Ata i janë bashkuar tifozëve të Tiranës për të festuar trofeun e Tiranës, pasi skuadra e tyre humbi përballë Romës. Tifozët në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë hedhur flakadanë dhe tymyese me ngjyrë. Si pasojë e tymit që mbuloi një pjesë të mirë të fushës, ndeshja u ndal për të rifilluar më pas.
Nuk është hera e parë që shënohen ngjarje të tilla gjatë ndeshjeve që luan Tirana.