Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në Pukë, ku një 11 vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja është shënuar në Gjegjan, ndërsa i mituri është plagosur në këmbë.
Mësohet se fëmija i plagosur është me iniciale A.N.
Ai është dërguar në spital për të marrë trajtim pas plagëve të marra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihen më shumë detaje.