Tifozët holandezë duket se e dashurojnë birrën shqiptare. Kjo u vu re edhe nga dëshira për ti futur fshehurazi shishet në stadium, por nuk arritën, pasi kontrolli në hyrje të stadiumit ua ndaloi.
Holandezët kanë festuar edhe ditën e sotme në pedonalen e Tiranës ku kanë konsumuar një “lumë” birrash. Ashtu të dehur, tifozët holandezë kanë shkaktuar vandalizimet e para në Tiranë, që nga urinimi në mes të rrugës deri tek përplasjet me policinë. Pak para nisjes së ndeshjes, tifozët holandezë u përfshinë në një përplasje me forcat e policisë së shtetit ndërsa pati dhe të arrestuar. Gijotina.com raportoi momentin kur ultrasit u përplasën me efektivët shqiptarë dhe policia arriti të shtrinte barkas një tifoz dhe më pas prangosjen e tij.
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...









