Kryetari i PD, Lulzim Basha nga SHBA tha se ligjet qe shoqërojnë reformën në drejtësi nuk mund të miratohet tani, pasi shkelet kushtetuta.
Basha tha se drafti i është vënë në dispozicion PD mbrëmë vonë dhe jo në datën 4 korrik, siç deklaroi Xhafa.
Basha: Nuk mund të kalojnë, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam patur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për Vettingun, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit. Mazhoranca i është përgjigjur me një hile, e cila tashmë është sqaruar është një furtunë në një gotë uji. Pretendohet që drafti ka qenë gati më 4 korrik, ndërkohë që drafti është përcjellë zyrtarisht mbrëmë natën e mbrëmshme në orën 22:30. Ne e kemi marrë në dorëzim dhe ekspertët po e shqyrtojnë dhe më pas do të procedohet sipas hapave të zakonshëm. Pra nuk është gjë tjetër përvecse një manover politike e tipit që pengoi deri në çastin e fundit konsensusin me PD, ndonëse PD prej fillimit ishte zotuar për një mbështëetje totale sipas parimeve të mishëruara në rekomandimet e Venecias, në propozimin hibrid të zonjës Nuland.