Myslimanët shqiptarë në SHBA vendosin në podium, Nënë Terezën: Ajo është heroina jonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Myslimanët shqiptarë në SHBA vendosin në podium, Nënë Terezën: Ajo është heroina jonë

17:11 | 27/07/2016
në Uncategorized
0

Simbolet islame të hënës dhe yllit qëndrojnë mbi minaret e vogla të Qendrës Shqiptaro-Amerikane Kulturore Islame në rrugën Raymond në Waterbury, SHBA. Në poiumin e kësaj qendre, një portret i madh i Nënë Terezës qëndron i varur në mur.

Por, për pjesën më të madhe të popullatës shqiptare në shumicë myslimane në Waterbury, kjo nuk është e papërshtatshme. Shqiptarët janë në përgjithësi jashtëzakonisht tolerantë kur kemi të bëjmë me religjionin. Një nga figurat më të nderuara universale, fisniku katolik shqiptar Skënderbeu, ka kaluar 25 vjet duke luftuar ushtritë e mëdha osmane në vitet e 1400-ta, shkruan portali «Rep-am.com». Dhe kështu kur Papa Françesku në dhjetor i hapi rrugën Nënë Terezës, shqiptare etnike, të shpallej shenjtore, pakkush ishin më entuziastë se shqiptarët lokalë.

«Janë rreth 10 për qind shqiptarë katolikë nëpër botë», ka thënë Visar Tasimi, president i Qendrës Shqiptaro-Amerikane Kulturore Islame, transmeton Koha.net. «Jam i bindur se përqindja e tyre këtu është më e ulët bazuar në rajonet prej nga vijnë njerëzit. Por, kjo nuk bën kurrfarë dallimi. Së pari jeni shqiptar, pastaj jeni vetë religjioni. Ajo është heroina jonë kombëtare».

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gruaja a vogël ishte e famshme për kujdesin që kishte ndaj të varfërve në rrugët e Kalkutës, Indi. Emri i saj i lindje ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu i cili iu vu nga prindërit e saj shqiptarë në lindje më 1910 në Shkup, Maqedoni. Prindërit e saj ishin katolikë të devotshëm. Urdhri i Terezës krijoi një bujtinë, qendra për të verbrit, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta; dhe një koloni lebroz, shkruan «Biography.com». Ajo mori Çmimin Nobel për Paqe më 1979 dhe vdiq më 1997. Dhjetorin e këtij viti që po lëmë pas, Papa Françesku i njohu mrekullinë e dytë Nënë Terezës, duke i hapur rrugën kështu që ajo të njihet si shenjtore katolike.

Ende nuk është caktuar data, mirëpo disa media kanë parashikuar se kjo do të ndodhë në muajin shtator, në përvjetorin e vdekjes së saj. Papa Françesku njohu mrekullinë e dytë në të cilën raportohet se një brazilian ishte shëruar nga një infeksion viral i trupit, dhe nga koma pasuese, pasi familjarë dhe miq të tij i ishin lutur Nënë Terezës, shkruan «Associated Press», përcjell Koha.net.

«Natyrisht, për ne është ngjarje e madhe», ka thënë Bardhyl «Bob» Agastrapronar i marketit «European Food Products» në rrugën Wolcott. «Jemi shumë krenarë për të sepse ajo tregoi anën më të mirë të traditës shqiptare». Sikurse shumica e shqiptarëve, edhe Agastra është mysliman. Ai gjithashtu është shumë entuziast se është shqiptar dhe për të arriturat e shqiptarëve tjerë, pavarësisht religjionit.

«I vetmi vend që fetë nuk luftojnë mes vete është Shqipëria», thotë Agastra. Qyteti Waterbury kishte nisur të popullohej nga migrantët shqiptarë në mesin e viteve të 90-ta me rënien e komunizmit në Shqipëri, dhe më pas edhe nga vala e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Qyteti tani ka dy xhami shqiptare. Sipas numërimit të fundit të popullsisë në SHBA, del se në dhe përreth Waterbury jetojnë rreth 2 mijë shqiptarë etnikë, por kjo shifër, për Tasimin dhe të tjerët, nuk qëndron. Festivali i tyre kulturor tërheq me mijëra pjesëmarrës.

Një studim i vitit 1994 nga një prej xhamive në Waterbury kishte mbledhur 4,200 shqiptarë vetëm të Kosovës, thotë Tasimi. Ai vlerëson se popullata shqiptare në dhe përreth Waterburyt është rreth 10,000. «Do të thosha se çdo shqiptar e di kush është Nënë Tereza», thotë Robert Likorama, që ligjëron gjuhën italiane në Shkollën e Mesme Kennedy në Waterbury. Ai është rritur në jugperëndim të Shqipërisë, ka studiuar në Romë dhe ka migruar në SHBA 17 vjet më parë në kërkim të mundësive më të mëdha. «Jo vetëm se ajo është simbol i Shqipërisë, por është simbol i tërë botës», shton Likorama.

Tasimi dhe shqiptarët tjerë të Waterburyt thotë se Nënë Tereza është personifikim i «Besës». «Jemi shumë krenar që mund të themi se Nënë Tereza është një shqiptare e famshme», thotë Tasimi. «Nuk mund ta mohoni atë. Ajo është shenjtore, kaq. Është vetëm çështje kohe».

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Atletika, Luiza Gega nuk ka përdorur doping. Nënkampione Europe legjitime

Atletika, Luiza Gega nuk ka përdorur doping. Nënkampione Europe legjitime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com