Dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka demaskuar sot skemat e mirëmenduara e mirëmenduar nga bandat e krimit të organizuar. Mediat kanë nxjerr pamjet nga sendet e paligjshme të sekuestruara sot në kuadër të një megaoperacionit për goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në një dhomë hoteli, ku mendohet se qëndronte Ervis Martinaj, policia ka gjetur sende të paligjshme, mes tyre një kallashnikov, që e kishte në një tavolinë ku brenda saj kishte një sirtar të padukshëm. Në sirtar kishte duke nisur nga targa të huaja, kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime. Po ashtu mes këtyre sendeve është dhe një parfum Tom Ford.