Këngëtarja Loredana është shfaqur me lot në sy duke i zbuluar ndjekësve situatën e sikletshme të cilën po kalon.
Reperja ka zbuluar se vuan nga alergjitë sezonale dhe këtë e ka treguar përmes një foto në “Instastory” ku shihej pa make up dhe me lot në sy.
“Polena është ‘çmendur’ këtë vit.”-ka shkruar ajo krah fotos. Loredana është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit.
Bashkëpunimi i saj i fundit me Don Xhonin “Gjuj për to”, ishte i suksesshëm dhe u pëlqye shumë nga publiku.