Partizani do të zbresë sot në orën 20 : 15 në Elbasan Arena për të sfiduar kampionët e Austrisë, Red Bull Salzburgun.
Të kuqtë kanë fituar doza të larta morali pas kualifikimit ndaj Ferencvarosit, megjithëse vetëdija është e qartë në kampin kryeqytetas përsa i përket forcës së kundërshtarit.
Trajneri Adolfo Sormani ka rekuperuar Bathën dhe me shumë mundësi do të aplikoj skemën 4-2-3-1 që mund të shndërrohet në rast nevojë në një 4-5-1 të pastër.
Në kuadrat do të jetë kapiteni Alban Hoxha. Ibrahimi, Krasniqi, Arapi e Kalari do të plotësojnë fazën difensive. Në mesfushë do të vendosen Batha e Ramadani, me Vilën, Trashin e Torasën pas krahëve të Realdo Filit.
Austriakët vijnë me disa probleme formacioni, ku mungojnë për shkak dëmtimi Miranda, Sorensen, Leitgeb e Iabo. Trajneri Garcia spanjoll pritet të përdorë modulin taktik 4-3-3, në kuadrat do të vendoset Valke, mbrojta do të formohet nga Shvelger, Kaleta, Hintereger, Ulmer.
Laimer, Bernardo e Valon Berisha do të jenë në mesfushë, ndërsa në pjesën ofensive do të rreshtohen Lazaro, goleadori Soriano dhe Dabu.
Partizani niset si outsider në këtë supersfidë, por futbolli në shumë raste ka shpërblyer skuadrën më pak të kredituar, dhe dëshmia më e mirë erdhi një jave më parë nga Budapesti.