Një 29-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi u denoncua nga një 19-vjecare braziliane për shantazh. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu dhe braziliania janë njohur në rrjetet sociale, ndërsa kjo e fundit i dërgonte video intime.
Pasi janë takuar, 29-vjeçari i ka marrë pasaportën dhe i ka thënë që t’i jepte para që të mos i publikonte videot e saj që kishte në celularin e tij. Vetëm në këtë mënyrë ai do t’i kthente edhe pasaportën që i kishte marrë.
Vajza nuk e njihte të riun, dinte vetëm emrin e tij dhe i kishte numrin e telefonit. Pas kallëzimit të bërë prej saj, policia nisi kërkimet dhe arrestoi 29-vjeçarin. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.