Drejrtori artistik i Eurovizion, Luca Tommassini sipas një interviste të dhënë në emisionin “Oggi è un altro giorno” në Rai 1, duket se ka qen ai që e refuzoi shqipërinë nga finalja e madhe.
Gjithashtu, koreografi dhe balerini i njohur, i cili ka drejtuar performancën e Ana Gjebreas në “Eurovision Junior”, deklaroi se Ronela Hajati e ka telefonuar në lidhje me performanëcn e saj. Ai zbuloi se “ka refuzuar Shqipërinë” pasi këngëtarja i ka thënë se në skenë do të bëjë çfarë të dojë.
“Ronela Hajati është shumë e njohur në Shqipëri. Nuk dëshiron asnjëherë t’i thonë se çfarë të bëjë. Në bisedën që kemi pasur më parë kur më ka telefonuar, kam pasur frikë. Sepse më tha “ne le të bëjmë mbledhje, prova dhe të gjitha por në skenë do të bëj çfarë të dua.” Dhe kështu i thashë jo. Dhe ja unë jam këtu, ajo po kthehet për Shqipëri. Nuk jam penduar që refuzova.”
Nga ana tjetër, kujtojmë se Ronela Hajati u shndërrua në kryefjalën e mediave, jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare. Duket se performanca e saj në “Eurosong” nuk është pëlqyer nga mediat ndërkombëtare, që jo vetëm e renditën atë në 3 këngët më të këqija, por nuk i kursyen as ironitë me performancën si dhe këngën e këngëtares sonë.