Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sërish nesër në orën 10:00 në përpjekje për të gjetur konsensusin për zgjedhjen e presidenti të ri.
Politika shqiptare nuk ka arritur ende të përcaktojë emrin e pasuesit që do të zëvendësojë Ilir Metën pas 24 korrikut në krye të shtetit shqiptar.
Demokratët dhe socialistët dështuan të gjejnë një emër konsensual, duke djegur raundin e parë vetëm për procedurë.
Komisioni i ligjeve i mbledhur mëngjesin e sotëm konfirmoi faktin se nuk ka asnjë kandidat të paraqitur. Pavarësisht kësaj, sipas rregullave kushtetuese seanca do të zhvillohet me paraqitjen e raportit përkatës për të kaluar më pas në fazën tjetër të procedurës për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Opozita akuzoi mazhorancën për proces të njëanshëm ndërsa nga ana e saj maxhoranca thotë se opozita nuk po bashkëpunon.