Një ashensor është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen “ 1Maji”, rreth orës 13:45.
Fatmirësisht nuk ka rrezik për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.