Tarracat plot me depozita, qytetarët: Nuk furnizohemi me ujë, s’kemi çfarë të bëjmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarracat plot me depozita, qytetarët: Nuk furnizohemi me ujë, s’kemi çfarë të bëjmë

13:30 | 13/05/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Përpjekjet e pushtetit vendor për ti pastruar nga depot e ujit sipërfaqet e përbashkëta mbi pallate kanë qenë minimale, ndërsa familjarët e quajnë të parakohshëm largimin e depozitave që i shërbejnë furnizimit vetjak të çdo apartamenti.

Disa mijëra depozita metalike për furnizim familjar me ujë nuk kanë lëvizur nga taracat e pallateve në Durrrës, megjithë alarmin e lëshuar pas tërmetit të vitit 2019 për rrezikun që ato paraqesin.

“Nuk kam ndërmend ta heq depozitën nga taraca, për sa kohë furnizohem vetëm pak orë në ditë me ujë nga rrjeti,” tha për BIRN, Kreshnik Cenko, një kryefamiljar me banim në afërsi të pallatit të sportit në Durrës.

Read more

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

Sipas tij, disa vite më parë ndërmarrja Ujësjellës-Kanallizime premtoi se do të furnizonte të gjithë qytetin 24 orë në ditë më ujë.

“Nuk them se nuk ka përmirësime, po për derisa në çezmat e apartamentit më vjen ujë 3-4 orë gjithsej, ku do ta gjej ujin në pjesën tjetër të ditës,” pyet Cenko.

“Pastaj përse duhet ta heq depozitën, ujin e së cilës gjithsesi e paguaj përmes faturës,” shtoi ai.

Në taracën e tij ka 16 depozita, aq sa edhe hyrje, dhe Kreshniku me profesion mekanik kujdeset edhe për depozitat e familjeve të tjera, si dhe për ato që ndodhen jashtë vendit.

“Pa harruar edhe mirëmbajtjen e pompës në katin e parë të pallatit, e cila shtyn ujin drejt depozitave,” tha mesoburri nga Durrësi.

Shpesh herë ndodh që për shkak të amortizimit apo galexhanteve të prishur uji i depozitave të mbushë taracat e pallateve për disa ditë, duke dëmtuar edhe soletat e ndërtesave.

“E kuptova se çfarë po ndodhte në taracë, vetëm kur erdhi fatura e ujit me një shumë sa dyfishi i pagesës së zakonshme,”tha për BIRN Andrea, që banon në periferi të qytetit.

Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime është kujdesur që ta kalojë në matësin personal të çdo familjeje ujin që shkon drejt depozitave, por deri tani nuk ka mundur të krijojë kushte për pastrimin e taracave nga dhjetra tonë hekurishte të tepërta.

Megjithëse zbatimi i studimeve dhe projekteve prej dhjetra million USD nga ujësjellësi ka nisur në vitin 1992, qyteti i Durrësit vazhdon të vuajë mungesën e furnizimit ritmik në të gjithë territorin e tij.

Shumica e popullsisë ka gjetur si zgjidhje instalimin e depozitave me kapacitet 500-1000 litra, kryesisht mbi taracat e pallateve.

Shpenzimi mesatar i çdo familjeje në këtë rast arrin në 35-40 mijë lekë të rinj.

Tomorr Spahiu, inxhinjer konstruktor tha për BIRN, se në kushte normale pesha e depozitave nuk i rrezikon pallatet.

“Soletat janë llogaritur për një peshë prej 300 kg/metër katror,” tha Spahiu, duke theksuar se kjo peshë duhet të jetë e shpërndarë njëtrajtësisht.

Grumbullimi i depozitave në të njejtën pikë, siç ndodh shpesh, si dhe rrjedhjet e ujit që mbushin taracat, në kohë mund të shkaktojnë dëmtime jo të vogl,” shtoi inxhinjeri me përvojë.

Në kushtet kur furnizimi për 24 orë ujë radhazi mungon, inxhinier Spahiu i sheh zgjidhjet në metodën që përdorin tani në ndërtimet e reja, duke krijuar depozita të mëdha betoni të izoluara.

“Sasia e depozituar pranë themeleve më pas ngjitet në depozitat e mëdha plastike mbi taracë me ndihmën e pompave elektrike. E gjithë kjo sasi zbret me rënie të lirë drejt çezmave në apartamentet familjare, duke shmangur edhe nevojën e energjisë elektrike,” shpjegoi Spahiu.

Në territorin e bashkisë së Durësit banojnë mbi 100 mijë familje, afro gjysma e të cilave janë të detyruara të përdorin depozita uji personale.

Instalimi i tyre në banesa është një histori gati 40-vjeçare dhe gjithmonë shkak është bërë mungesa e ujit.

Depozitat e para filluan të vendosen brenda apartamenteve në fillim të viteve 1980.

“Megjithëse i instalonim thuajse në tavan për të fituar lartësinë e nevojshme, kishte familje që vendosnin edhe një pompë për ta shtyrë ujin drejt çezmave brenda shtëpisë,” tha për BIRN Hasan Rrapo, i cili tani që është pensionist administron një pallat në lagjen nr 1 të qytetit.

Ai shtoi se problematikat me ujin shpesh herë janë të paparashikuara, ndërsa tregoi se para 5 vitesh, në dy dimra radhazi në Durrës ra dëborë dhe pati ngrica të padëgjuara. Shumica e tubacioneve dhe saraçineskave ngrinë nga temperaturat e ulta dhe rikthimi i normalitetit ka qenë shumë i vështirë.

“Pas kësaj shumica e familjeve izoluan sistemin e depozitave personale në taraca, duke i shtuar shpenzimet vetjake për ujin,” kujtoi ai.

“Prandaj na mban shpresa për furnizimin e përhershëm me ujë nga rrjeti i ujësjellësit”.

Etiketa: depozitaTirane

Të Lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

nga 27
19:16 | 06/04/2026
0

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet...

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

nga 27
19:08 | 06/04/2026
0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e...

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

nga 27
18:54 | 06/04/2026
0

Sulmuesi Marvin Çuni ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me skuadrën e Barit në Serinë B, në triumfin...

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

nga 27
18:30 | 06/04/2026
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Shpendi, ishte protagonist në barazimin 1 me 1 që skuadra e Çezenës regjistroi në shtëpi...

Para
Detaje nga grabitja e bankës në Koplik, pas krimit autorët dogjën makinën dhe u larguan me…

Nëna denoncon në policinë e Durrësit: Më ka humbur vajza

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

19:16 | 06/04/2026
Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

18:54 | 06/04/2026
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

18:30 | 06/04/2026
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

18:19 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –
  • VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –
  • Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –
  • “Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com