Performanca e Ronela Hajatit në Eurovizion mori shumë qëndrime dhe komente pozitive dhe negative nga shumë personazhe të njohura në rrjet e cila nuk u kualifikua për në finalen e madhe të Eurovizion 2022.
Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka vendosur që t’ju përgjigjet të gjitha kritikave dhe komenteve negative vetëm me disa fjalë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram Ronela ka bërë një status ironik, ku në të cilin ka shkruar se edhe pse e kanë kritikuar këngën e saj ata përsëri e dëgjojnë atë.
“Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.