Mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrim, Alibeaj i shqetësuar: Kanabisi shqiptar këmbehet me kokainë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrim, Alibeaj i shqetësuar: Kanabisi shqiptar këmbehet me kokainë

15:53 | 11/05/2022
në Shqiperi
0

Enkelejd Alibeaj referuar raporteve ndërkombëtare ka ngritur shqetësimin sa i takon situatës me kultivimin e lëndëve narkotike në vendin tonë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Alibeaj u shpreh se kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë. Lidhur me deklaratat e Ramës për legalizim të kanabisit për përdorim mjekësor, Alibeaj u shpreh se rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë.

“Kujtojmë se disa javë më parë kreu qeverisë Rama paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjore për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, sipas një të ashtuquajture “konsultim me publikun” nëpërmjet një pyetësori i cili jo vetëm që nuk ishte transparent por se dhe rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë. Shqipëria nën lenten e ndërkombëtarëve mbetet prodhues e furnizues i kanabisit. Këtë panoramë e sjellë dhe raporti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report”  i cili zbuloi se “Shqipëria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e krimit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të drograve të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane.” Kështu, sipas DASH, kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë. Gjithashtu raporti thekson se, “shtetasit shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar, duke e bërë kësisoj Shqipërinë një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuara. Po t’i referohemi raporti vjetor i Departamenti të Politikave Kundër Drogës pranë Zyrës së Kryeministrit Italian për Parlamentin italian, për të cilën Ministri pretendoi mbi bashkëpunimin e frytshëm, thekson se konfiskimet e kokainës ishin rritur me 60% krahasuar me të dhënat e vitit 2020 dhe se në rastet kur prejardhja u konstatua, kokaina ishte nisur edhe nga Shqipëria. Sipas të njëjtit raport, kapjet e heroinës ishin trafikuar kryesisht nga Shqipëria, ku si pjesë e rrugës ballkanike, vendi ynë trafikon pjesën më të madhe të heroinës që trafikohet çdo vit në vendet evropiane. Ky aktivitet kriminal në rritje është reflektuar edhe me arrestimet e organizatave të krimit të organizuar, ku shqiptarët renditen si kombësia e dytë pas marokenëve. Po ashtu po ti referohemi raportit, grupet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare janë fuqizuar së tepërmi në vitet e fundit aq sa vendet partnere, Europiane e më gjerë, po e shohin me shqetësim këtë precipitim në shkallë të gjerë. Kështu, sipas DASH, kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë” – tha Alibeaj.

 

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

 

 

 

 

Etiketa: Enkelejd AlibeajintegrimkanabisiKëshilli KombëtarkokaineMbledhjashqetesuar

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Makina inteligjente” nuk fal shoferët/ 147 të ndëshkuar në Elbasan (Video)

“Makina inteligjente” nuk fal shoferët/ 147 të ndëshkuar në Elbasan (Video)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com