Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Milot.
Në përpjekje për të kaluar rrugën, një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Benz.
E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe manovrat e shpejtësisë.
Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.