Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Mësohet se në banesë nuk jetonte njeri dhe se i përkiste shtetasit S. P., të cilën e kishte në ruajtje shtetasi S. B..
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.