Macron “i ka dalë në mbrojtje” Putinit, teksa i ka kërkuar Evropës të kursejë homologun e tij rus nga “poshtërimi”.
Macron është shprehur se ndoshta do të duhen disa dekada që Ukraina të konfirmohet si anëtare e Bashkimit Europian.
“Nesër do të duhet të ndërtojmë paqen. Le të mos e harrojmë kurrë këtë. Ne do të duhet ta bëjmë këtë me Ukrainën dhe Rusinë rreth tryezës. Kjo nuk do të bëhet me mohim, as me përjashtimin e njërit apo tjetrit, as me poshtërim”, tha ai në një konferencë për shtyp pas fjalimit të tij.
Presidenti francez bëri thirrje që Ukraina të jetë pjesë e një “bashkësie të re politike evropiane” që do të përfshijë vende të tilla si ato të Ballkanit, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, asnjë prej të cilave nuk është gati për anëtarësim në BE. Ai sugjeroi gjithashtu se Britania, e cila u tërhoq nga Bashkimi pas referendumit të 2016, mund të dëshirojë të jetë pjesë e këtij klubi të ri, i cili u propozua për herë të parë nga ish-kryeministri italian Enrico Letta.
“Ukraina me luftën dhe guximin e saj është tashmë një anëtare e përzemërt e Evropës sonë, e familjes sonë, e bashkimit tonë”, tha Macron.
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, tha më herët se ekzekutivi i BE-së do të jepte opinionin e tij mbi ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në qershor. Integrimi i plotë në Unionin me mendje federale do të mbetet i paarritshëm për vitet në vijim për shumë anëtarë kandidatë, tha Macron.