A po largohet Edi Rama? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po largohet Edi Rama?

13:49 | 09/05/2022
në Kryesore
0

Read more

380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

Protesta po shtrihen brenda dhe jashtë vendit, Rama vazhdon tallët tallet me protestuesit: Rroftë mememania! –

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video) –

Nga Edi Oga
“Durimi ynë po soset. I imi po njëherë!”

Ky pasazh i njërit prej fjalimeve më të ashpra që zoti Rama ka mbajtur në lidhje me drejtësinë në këtë vend, kryesisht mbi aktivitetin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, nuk mund të injorohet, përsa i përket mundësisë (së paralajmëruar) të largimit të tij nga politika. Kujtoj që në fundjavë është rivitalizuar dhe risjellë në vëmendje në shumicën e portaleve të mëdha deklarata e vetë zotit Rama, dhënë “Anadolu Agency” në vitin 2015  për “jetën e tij të tretë”, në të cilën ai nuk do të jetë më artist, si në jetën e parë, as politikan, si në jetën e dytë, por thjesht një njeri “i lirë”!

Fakt! Edi Rama është i lodhur. Kushdo do të ishte lodhur pas nëntë vitesh qeverisjeje të një populli kaq të butë si ky yni, por me pushtetarë dhe oligarkë kaq të vështirë e të pangopur si këta tanët.

Po përse pikërisht tani ai “kërcënon” me largimin e tij? Përse ndjehet kaq “i bezdisur”?!

Sepse në këto kohë Edi Rama po përjeton ndjesinë irrituese me emrin “Deja vu”!

Kundërshtarët e tij më të mëdhenj, të cilët ai kishte menduar se i kishte sistemuar njëherë e përgjithmonë, po ringjallen!

Sali Berisha u rikthye nga “varri politik” dhe fantazma e tij i shpërfaqet dhe i gërthet në fytyrë nga të katra anët. Edhe Ilir Meta, i cili ka njoftuar një aksion politik të paprecedent që të nesërmen e daljes nga Presidenca. Një lloj ringritje prej Feniksi.

Edi Rama nuk ka as kohë, as nerva, as motiv që të përballet me kundërshtarë që i ka mundur njëherë. Për hir të së vërtetës, edhe shqiptarët me mend në kokë dhe sidomos ata “jopartiakë”, duken të irrituar me faktin që edhe sot, shpresa për ndryshimin e madh serviret nga të njejtët njerëz që e kanë shpërdoruar atë disa herë në këto 30 vite.

Më tepër sesa Berisha dhe Meta i rrezikojnë pushtetin Edi Ramës, prania e tyre si njerëz të lirë e të zëshëm e neverit, i gërvisht ndjeshmërinë e tij të shtuar prej artisti. Për këtë arsye, pa qime në gjuhë, zoti Rama thirri në ndihmë (dikush mund të thotë urdhëroi) SPAK-un për t’u marrë me këta njerëz. Pavarësisht rrethanave, nëse kjo ndodh, pra nëse ish krerët më të lartë të pushtetit në këtë vend do të hetohen dhe do të përballen me drejtësinë, ky do të ishte kontributi më i madh i Edi Ramës në këto 24 vite të tij në politikë. Por gjasat që kjo të ndodhë, janë pranë zeros. Precedenti do të ishte tepër kërcënues edhe për atë vetë. Shumica e shqiptarëve, besoj, nuk kanë dyshim për këtë.

Pas kaq viteve në majë të pushtetit, Edi Ramës Shqipëria i rri shumë e ngushtë. Ambicia e tij (e shumëpërfolur por mbase e spekuluar) për të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, tashmë është zeruar edhe teorikisht, duke parë sesa pranë luftës me Rusinë është Aleanca.

Vitet kalojnë dhe dikur “jeta e tretë” duhet nisur. Por fillimisht, duhen sistemuar disa gjëra. Me sa po kuptojmë, kemi hyrë pikërisht në fazën e sistemimit të gjërave përpara lamtumirës. Zoti na ndihmoftë!

Të Lidhura

380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

nga 27
11:47 | 08/06/2026
0

Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë Toni Gogu po prezanton projektligjin për amnistinë penale që pritet të kalojë në...

Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

nga 27
11:17 | 08/06/2026
0

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i kanë dërguar një mesazh të fortë Kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e...

Protesta po shtrihen brenda dhe jashtë vendit, Rama vazhdon tallët tallet me protestuesit: Rroftë mememania! –

Protesta po shtrihen brenda dhe jashtë vendit, Rama vazhdon tallët tallet me protestuesit: Rroftë mememania! –

nga 27
10:39 | 08/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pankartave dhe mesazheve të protestuesve kundër projektit të shumëpërfolur të Zvërnecit. Në...

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video) –

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video) –

nga 27
10:19 | 08/06/2026
0

Pas dy ndeshjeve të fundit me Kombëtaren, Arbër Hoxha e ka zhvendosur vëmendjen te një moment i rëndësishëm në jetën...

Para
Vendimi për Tahirin, Salianji: Prova se Rama e ktheu Shqipërinë në parajsën e drogës

Vetëm 21 deputetë, Salianji: I keqardhur! Mbledhja dështoi sërish

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

11:47 | 08/06/2026
Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

11:17 | 08/06/2026
Protesta po shtrihen brenda dhe jashtë vendit, Rama vazhdon tallët tallet me protestuesit: Rroftë mememania! –

Protesta po shtrihen brenda dhe jashtë vendit, Rama vazhdon tallët tallet me protestuesit: Rroftë mememania! –

10:39 | 08/06/2026
Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video) –

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video) –

10:19 | 08/06/2026
Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera –

Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera –

09:57 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –
  • Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –
  • Protesta po shtrihen brenda dhe jashtë vendit, Rama vazhdon tallët tallet me protestuesit: Rroftë mememania! –
  • Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video) –
  • Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera –
  • “Rama ik!”/ Shqiptarët mbushin sheshet në Paris, Stuttgart dhe Toronto kundër qeverisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –
  • Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com