Berishës do garojë kundra kundërshtarit të Bashës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berishës do garojë kundra kundërshtarit të Bashës

07:24 | 09/05/2022
në Shqiperi
0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, Ibsen Elezi, ka lëshuar “dorashkën” duke sfiduar Sali Berishën në garën për kryetar të Partisë Demokratike pasi ka depozituar pranë protokollit formularin e kandidimit dhe CV-në  e tij.

“Kam dorëzuar kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Më kanë kërkuar një formular vetëdeklarimi, të cilin ua kam dërguar me email. Kam mbështetur një kandidaturë të Edvin Kullurit për kryetar, por vendosa të garoj vetë”, ka deklaruar Elezi.

Kujtojmë se Elezi plotësoi dokumentet për të kandiduar për kryetar të PD-së në 13 qershor të 2021 kudnra Bashës por u skualifikua me argumentin se po dëmtonte interesat politike të Partisë Demokratike.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Midis arsyeve theksohej se Elezi nuk kishte bërë fushatë për PD-në në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës, duke sjellë eliminimin nga gara për kryesinë e partisë.

Në zgjedhjet e 13 qershorit, kandidatët ishin: Lulzim Basha (që rezultoi fitues), Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. Deri më sot, kandidati i vetëm për zgjedhjet e 22 majit, ishte ish-Kryeministri Sali Berisha. Pritej që në këto zgjedhje të merrnin pjesë edhe Fatbardh Kadilli e Ervin Kulluri, por të dy u tërhoqën nga gara.

“Nuk do të hyj në garë, sepse partia nuk është e bashkuar. Shumë anëtarë nuk janë përfshirë në proces. Përderisa rezultati është e qartë; ajo është parti e njerëzve që janë rreshtuar pranë Berishës. Në këtë rreshtore, s’ka vend për dilema. Atyre nuk mund t’u bësh pyetjen je apo nuk je me Berishën? Nxitimi që u përdor nga Basha, u përdor edhe nga Berisha”, tha Kadilli.

Ndërkohë lideri historik i Partisë Demokratike deklaroi se nëse në zgjedhjet e 22 majit nuk do të kishte kundërshtarë, do kërkonte t’u drejtohej anëtarëve të PD-së me kërkesë për t’u zgjedhur me referendum.

Komisioni zgjedhor nëpërmjet Eno Bozdos, zbuloi të rejat që do jenë në procesin zgjedhor.

“Ndryshimi i parë, administrimi i procesit zgjedhor. Çdo kandidat të caktojë pranë komisionit tonë një vëzhgues të tij të përhershëm që ka akses të plotë në veprimet e komisionit, merr pjesë në gjithë mbledhjet e merr fjalën kur ka propozime apo ankesa. Ndryshimi vjen që në komisionin e votimit e numërimit në degë, do të caktohet një përfaqësues në komisionin e votimit. Kandidatët dikur kishin vëzhgues e ka pasur ankesa për mënyrën si janë drejtuar vëzhguesit.

Për t’i dhënë fund kësaj praktike, tani kandidati do të ketë njeriun e tij në tavolinën e komisionit të votimit, ka akses të plotë mbi listën zgjedhore, mënyrën si bëhet identifikimi i votuesve e pastaj në numërimin e fletëve të votimit. Ndryshimi tjetër, që është thelbësor e ka qenë pikë e nxehtë në të gjitha debatet tona të brendshme: aksesi i kandidatëve në listat zgjedhore. Në emër të të dhënave personale, një akes i tillë s’ka qenë i mundur. Tani përcaktohet që komisioni ynë ka përgjegjësinë t’i japë akses të plotë e të menjëhershëm çdo kandidati në listën zgjedhore. Ky akses fitohet pas regjistrimit të kandidatit nga komisioni ynë”, deklaroi Bozdo.

Etiketa: eno bozdoFatbardh KadilliIbsen Elezi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Avioni rus bombardon shkollën në Ukrainë, ja sa viktima

Avioni rus bombardon shkollën në Ukrainë, ja sa viktima

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com