Dhjetë ditë nga tentativa e grushtit të shtetit në Turqi AFP njofton se është firmosur urdhërndalimi për 42 gazetarë
Autoritetet turke firmosën urdhërarreste për 42 gazetarë, si pjesë e hetimeve lidhur me dështimin e tentativës së grushtit të shtetit që synonte përmbysjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan bën të ditur CNN turk.
Mes gazetarëve që u është firmosur urdhërndalimi është Nazli Ilicak, i cili në 2013 u shkarkua nga e përditshmja pro qeverisë, Sabah sepse kritikoi ministrat e përfshirë në skandal korruptiv
Nuk ka informacion për prangosje deri tani të ndonjë gazetari.
Qeveria fajësoi Fetullah Gylenin edhe për skandalin e 2013. “Hurriyet” thotë se fletë arrestet janë lëshuar nga prokurori i antiterrorit në Stamboll Irfan Fidan
Prokurori tha se operacioni vijon për arrestimin e gazetarëve dhe se Ilicak nuk është gjetur në banesën e tij në Stamboll.
Protestat- Ndërkohë dhjetëra mijëra mbështetës të qeverisë në pushtet dhe partive kryesore opozitare në Turqi, zakonisht armiq të betuar, u mblodhën së bashku të dielën (24 korrik) në mbështetje të demokracisë pas grushtit të dështuar të shtetit.
Më pankarta në duar ku shkruhej “Republika dhe Demokracia”, demonstruesit u mblodhën në sheshin qendror të Stambollit Taksim në frymën e unitetit pas grushtit të dështuar të shtetit, ku të paktën 246 vetë u vranë dhe më shumë se 2,000 të tjerë u plagosën.
Në një veprim të rrallë, i cili nuk ka ndodhur kurrë, kanalet televizime pro qeverisë transmetuan live fjalimin e liderit kryesor të opozitës Kemal Kiliçdaroglu.
“Shteti nuk mund të qeveriset nga mëria, zemërimi dhe paragjykimi. Fajtorët e puçit duhet të gjykohen në mënyrë të ligjshme dhë në respect ët ligjit. Kjo është një kërkesë kryesore për integritetin dhe dinjitetin e shtetit”, tha ai nga një podium në tubimin e organizuar nga partia e tij laike CHP , por që u mbëhstet edhe nga partia me rrënjë islamike AK dhe nga grupe të tjera opozitare.
Presidenti turk Eexhep Tayyip Erdogan ndoshta do të përpiqet të përfitojë nga ky unitet dhe nga kjo turmë e madhe e të gjitha bindjeve politike me dominancë të flamurit turk, për të rikthyer kontollin e tij të plotë në vend.
Kritikët e Erdoganit i tremben faktit se Erdogan mund të përdorë tentativën e grushtit për të zhvilluar ambiciet e tij dhe për të goditur kundërshtarët e tij.
Autoritetet turke kanë pezulluar, arrestuar ose vendosur nën hetime më shumë se 60.000 ushtarë, policë, gjyqtarë, mësuesit, nëpunësit civilë etj gjatë javës së fundit. Erdogan ka akuzuar klerikun me bazë në SHBA Fethullah Gylen, si organziator të grushit të shtetit. Në dekretin e tij të parë Erdogan ka urdhëruar mbylljen e mijëra shkollave private, bamirëse dhe fondacioneve me lidhje të dyshuara me Gylen, i cili mohon përfshirjen në grushtit të shtetit.