Mediat serbe të cilat qendrojnë pranë pushtetit të presidentit Vuçiç shkruajnë se Serbia do të fillojë fushatën e saj për tërheqjen e Njohjes së Pavarësisë nga vendet që kanë njohur Kosovën nëse Prishtina zyrtare fillon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Sipas medasi së Novostit, Serbia ka premtime të forta se gati 14 shtete janë gati ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas tyre, deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën me kancelarin Olaf Scholz se Kosova synon aplikimin në Këshillin e Europës është shkelje e Marrëveshjes së Uashingtonit e cila lë të hapur mundësinë që Serbia të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar.
Presidenti Vuçiq ka theksuar se nëse nuk respektohet Marrëveshja e Uashingtonit “duart tona do të përcaktohen” pas takimijt të Berlinin me kancelarin Olaf Scholz.
Sipas zyrtarëve serbë, Beogradi s’do ta bëjë lëvizjen e parë pasi do të deklaroheshin si provokatorë kur në fakt marrëdhëniet kanë tensione pas provokimeve në veri të Kosovës ku janë sulmuar patrullat e policisë kosovare nga individë të cilët janë akoma edhe sot të paidentifikuar.
Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, thotë se njoftimi i kryeministrit Kurti për aplikim në Këshillin e Europës nuk është vetëm deklaratë e tij por është në sinkron me Perëndimin dhe kancelari Scholz është i mirë informuar për këtë fakt.