Biden viziton fabrikën e armëve dhe bën zotimin e radhës për Ukrainën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden viziton fabrikën e armëve dhe bën zotimin e radhës për Ukrainën

16:34 | 04/05/2022
në Bota
0

Presidenti Joe Biden vizitoi ditën e djeshme një fabrikë në Alabama që prodhon armët që ai thotë se janë jetike në përpjekjet për të penguar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai gjithashtu bëri thirrje për miratimin nga Kongresi të kërkesës së tij për 33 miliardë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën.

“Javelin” është më shumë se një sistem raketor portativ antitank i prodhuar nga Amerika. Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane, arma peshon 23 kilogramë dhe ka një rreze maksimale veprimi prej 4 kilometrash.

Për miliona ukrainas ajo është bërë një simbol i luftës së tyre kundër agresionit rus dhe shpesh është quajtur “Shën Javelin-i”. Të martën, Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë në Alabama, që prodhon këto sisteme raketore. Prodhimi i një arme të këtij lloji i kushton qeverisë amerikane 216,717 dollarë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 5000 prej tyre në Ukrainë dhe Presidenti Biden u tha punonjësve të fabrikës, se puna e tyre ka bërë një ndryshim të madh.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Ato janë jashtëzakonisht efektive kundër një game të gjerë objektesh të blinduara. Në fakt, kjo që do të them nuk është shaka, ne kemi dëgjuar histori të prindërve ukrainas që u kanë vënë fëmijëve të sapolindur emrin Javelin”.

Ushtria e Ukrainës prej 200,000 trupash dhe një numër i madh vullnetarësh, po e përdorin këtë armë, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.

“Gjatë ditës së kaluar, njësitë e mbrojtjes ajrore goditën nëntë objektiva ajrore: dy avionë SU-25 dhe shtatë dronë. Vetëm në territoret e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut gjatë ditës së kaluar, nëntë sulme të armikut u zmbrapsën. Në këto operacione u shkatërruan tetë tanke, një sistem artilerie, njëzet e katër automjete të blinduara, një automjet special dhe pesë lloje të tjera automjetesh, përfshirë dy cisterna”.

Presidenti Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë paketën e re të ndihmës prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën. Zyrtarët e Pentagonit i thanë Kongresit së fundmi se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth një të tretën e rezervave të tyre të raketave “Javelin” dhe “Stinger” në Ukrainë dhe do të duhen vite për t’i zëvendësuar ato.

“Ne nuk do të jemi në gjendje t’u ofrojmë shumë, ose më shumë armë të këtij lloji ukrainasve, sepse Shtetet e Bashkuara vetë kanë nevojë për këto armë për të realizuar plane të caktuara luftarake. Dhe ka të ngjarë që tani të jemi nën nivelin e rezervave të duhura me këtë lloj arme. Ndoshta do t’i zëvendësojmë këto me lloje të tjera municionesh. Por, mendoj se ky ishte një sinjal se përse nuk do të shihni përfshirjen e armëve Javelin dhe Stinger në paketat e ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

Përpjekja për të prodhuar dhe furnizuar me shpejtësi Ukrainën po pengohet edhe nga sfidat e prodhimit të lidhura me pandeminë. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi këtë javë se porositë që kishte bërë për blerjen e armëve amerikane do të vonohen për disa vite si rezultat i mungesës së kapacitetit në Shtetet e Bashkuara për prodhimin e tyre.

“Ajo që ne po i ofrojmë Ukrainës nuk ka ndikuar seriozisht në aftësinë tonë për t’iu përgjigjur situatave të tjera të paparashikuara. Mendoj se me kalimin e kohës, ju do të shihni një zëvendësim të armatimeve që ne po dërgojmë në Ukrainë. Dhe do të shihni një rritje të buxhetit të mbrojtjes pasi duhet të zëvendësojmë pajisjet dhe armët që kemi dërguar në Ukrainë. Çdo gjë do të jetë në rregull për sa kohë që ne mund ta bëjmë këtë”.

Por sa do të zgjasë kjo? Rusia vazhdon sulmin e saj në Ukrainë, i cili ka hyrë në javën e nëntë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të furnizojnë rajonin me armë dhe ndihma humanitare, por shumë rajone në Ukrainë mbeten të dëmtuara rëndë nga lufta. /VOA

Etiketa: BidenFabrike armeshluftaukraine

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
“Ukraina përdor magjinë e zezë”/ Mediat ruse: Kemi gjetur gjurmë gjaku në dokumente

“Ukraina përdor magjinë e zezë”/ Mediat ruse: Kemi gjetur gjurmë gjaku në dokumente

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com