Protesta e banorëve të Rinasit është spostuar në shkollën e fshatit. Ata iu kanë treguar mediave rrugën që duhet të përshkojnë fëmijët për të shkuar në shkollë. Përveç se janë shumë kilometra shtesë, që shtojnë koston dhe orën për të shkuar në shkollë, aksi që mund të kalohet është i rrezikshëm për fëmijët pasi nuk ka trotuare.
Një banorë tha se sot 90% e fëmijëve nuk kanë shkuar në shkollë. “90% e fëmijëve nuk kanë qenë pjesë e shkollës. Ne kemi ardhur rreth e rreth sot, se nuk kemi rrugë tjetër. Duhet të dalim në Vorë, Qafë Kashar e më pas të vijmë këtu dhe kalimi i fëmijëve ne këtë aks është me rrezik. Drejtoresha e shkollës na ka ftuar të vijmë por fëmijët nuk kemi se si t’i sjellim”, tha një banor. Ndërsa shprehen se çdo ditë do të dalim me fëmijët në protestë, pasi në shkollë nuk i çojnë dot, rruga alternative është e rrezikshme për ta.