Një ngjarje tronditëse ka ndodhur plazhin e Sabaudia. Bëhet me dije se, një grua 36-vjeçare, Romina De Cesare, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Frosinone, e goditur me thikë. Trupi u zbulua pas një telefonate në 112, e cila raportoi për një individ që endej gjysmë i zhveshur në një gjendje konfuzioni të dukshëm në plazhin e Sabaudia.
Burri, Pietro Ialongo, 38 vjeç, ishte ish-partneri i viktimës. Ai u ndalua nga karabinierët të cilët më pas kryen një kontroll në shtëpinë e gruas, ku gjetën trupin e pajetë. Kur karabinierët e ndaluan, ata zbuluan se disa kilometra më larg, trupin e ish-partneres së tij, e cila kishte plagë të shumta me thikë. Burri tani ndodhet në paraburgim.
Në vendngjarje, hetuesit kanë kryer konstatimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Gjithçka nisi me denoncimin e një burri gjysmë të zhveshur që endej pranë fabrikës së njohur Saporetti, në Torre Paula, në Sabaudia. Ai ishte i hutuar, thoshte fraza të pakuptimta dhe për këtë arsye hetuesit e shoqëruan në spital. Më pas, duke u përpjekur për të rindërtuar identitetin e tij, edhe për shkak se burri nuk ishte i vetëdijshëm, ata u kthyen në një adresë dhe njoftuan kolegët e tyre në Frosinone.
Zbulimi tragjik- Në banesë gjetën gruan të shtrirë përtokë, të goditur me thikë për vdekje. Nga hetimet e para rezultoi se mes të dyve lidhja kishte përfunduar ose në çdo rast kishte pasur një krizë së fundmi. Disa të njohur të gruas thanë se prej 24 orësh nuk kishin mundur të kontaktojnë me të dhe hipoteza është se ajo është vrarë të hënën.