Historiani Auron Tare ka deklaruar në emisionin “Ora e Betit” se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) gënjen kur deklaron se kanë investuar në Butrint për kamerat, rehabilitimin mjedisor të rrugët dhe tabelat.
Tare tha se tabelat i ka vënë vetë ai personalisht kur ishte drejtor i këtij parku duke shtuar se janë vënë disa kamera dhe një godinë prej druri.
“AADF thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, rehabilitim mjedisor te rrugët dhe tabelat. Unë ta them si ish-drejtor i Butrintit që tabelat i kemi bërë unë studiot e Firences. Këta thonë se kanë investuar 1,2 milionë dollarë.
Unë e njeh shumë mirë Butrintin dhe ato tabela i kam bërë unë. Kamerat janë vetëm në hyrje. Biletaria elektronike është vetëm një godinë prej druri në hyrje”, ka thënë studiuesi duke goditur deklaratat e AADF-së pak ditë më parë për kostot dhe punët e realizuara tek sajti.