Në fjalën e tij para medieve për zhvillimet post Kuvendit Kombëtar të PD dhe Këshillit, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe te mungesa e 35 deputetëve demokratë në kuvend. Ai shprehet se secili deputet bën zgjedhjen e vet, por askush nuk mund ta mbajë peng PD me platforma që merren në zyrat e qeverisë.
“Në Kuvend mungonin një numër i caktuar deputetësh të PD-së. Përsëri vendi i tyre është në PD dhe ata janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që një, dy deputetë por edhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë një forcë opozitare. Deputetët për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive në Parlament dhe në shumicë janë përfaqësues të shumicës së popullit opozitar që i ka votuar.”, tha Berisha ne konference me gazetaret.
Duke e quajtur Kuvendi i shumicës, Berisha tha se ai nuk u shty përtej 30 prillit, pasi nuk e donte shumica.
“Kam besim se deputetët e PD do t’i bashkohen Berishës, nuk mund të them që çdo njëri prej tyre, por në tërësi, shpreh bindjen më të madhe se pas Kuvendit, do I bashkohen PD-së. Pra, në këtë aspekt, Kuvendi ishte Kuvendi i bashkimit të PD, ata që pretendojnë pse nuk u shty Kuvendi, nuk pranonte shumica ta shtynte”, tha Berisha.