Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit të Partisë demokratike ka zhvilluar dhe Kuvendin Kombëtar ku kanë votuar për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Mësohet se ka përfunduar numërimi i votave dhe pritet që rezultatet për emrat e fituesve të publikohen pasditen e kësaj të diele.
Kujtojmë se ish kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe pse riktheu veteranët në parti nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e tij për bashkimin e demokratëve pasi grupit mbështetës të rithemelimit nuk i janë bashkuar 35 deputetë të tjerë. Ndërkohë Kuvendi vendosi t’i ndërpresë mandatin kreut të grupit Enkelejd Alibeaj dhe shpalli 22 majin ditën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.