Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, në afërsi të Knallës. Si pasojë e këtij aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Armando Pacani, vetëm 19 vjeç.. Gjithashtu mësohet se ai ishte nxënës i shkollës profesionale “Kolin Gjoka”. Shkolla ka ndarë edhe një mesazh mesazh prekës për te riun qe humbi jetën në mënyrë tragjike.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për humbjen e nxënësit të vitit të tretë të shkollës tonë, Armando Pacani. Shokët, shoqet dhe stafi pedagogjik i shkollës nuk do të harrojnë kurrë, Armando. Ishe një djalë shumë i edukuar, shumë punëtor dhe mik i të gjithëve, por ky aksident i mallkuar të ndau nga familja, të afërmit, miqtë, shokët dhe shoqet. Shpirti jot pushoftë në paqe Armando! Zoti i forcoftë prindërit, vëllain dhe të gjithë të afërmit! Jemi pa fjalë!” – thuhet në reagimin e shkollës.