Kanë dalë detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Lungomare të Vlorës pasditen e sotme. Sipas informacioneve, raportohet se në ngjarje janë përfshirë 3 persona.
Dyshohet se përplasja me armë ka ndodhur për motive të dobëta dhe se ka pasur një shkëmbim zjarri mes personave të cilët ndodheshin në makina të ndryshme. Burime thonë se shënjestra e atentatit ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Juxhino Todit.
Një prej autorëve ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së Todit, plumbi ka kapur xhamin e parë të automjetit tip “Benz ML”.